back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetAlimehmeti: Për të fituar zgjedhjet, PD duhet të rifitojë besimin e votuesve

Alimehmeti: Për të fituar zgjedhjet, PD duhet të rifitojë besimin e votuesve

Ish-kandidati për deputet i listës së hapur të PD-së në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti, gjatë fjalës së tij në foltoren e zhvilluar në Durrës, u shpreh se Partia Demokratike duhet të përmirësohet dhe të rikthehet tek votuesit për të sfiduar qeverinë e Edi Ramës, të cilën e cilësoi si një “regjim”.

“Po të jetë për mirë, në mandatin e katërt që zhvat Edi Rama dhe e dimë shumë mirë si zbatohet dhe si thotë Edi Rama. Nuk jemi mirë. Ne kemi nevojë që këtë regjim ta hedhim një orë e më parë,” tha Alimehmeti.

Ai shtoi se për të përmirësuar PD-në, partia duhet të komunikojë me votuesit dhe të tregojë se është një forcë politike e lirë dhe e hapur.

“Shumë prej nesh mund të thonë që na hoqi të ardhmen tonë, por duhet të mendojmë edhe për fëmijët dhe nipërit tanë. Kjo është një frymë për të përballuar çdo përpjekje, ide dhe për të ruajtur besimin e votuesve dhe simpatizantëve,” tha ai.

Alimehmeti theksoi gjithashtu se brenda strukturave të PD-së duhet të luftohet korrupsioni moral dhe të rikthehet fryma e lirisë dhe transparencës.

“Të gjithë brenda PD-së duhet të kujtojmë që është parti e lirë,” përfundoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat