back to top
3.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRasti Balluku/ OSBE: Duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Rasti Balluku/ OSBE: Duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, deklaroi sot se vendimi për pezullimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) i takon organeve kompetente dhe se duhet pritur shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese.

Në një intervistë televizive, ambasadori theksoi se roli i tij nuk përfshin komentimin e vendimeve gjyqësore dhe se do të presë çfarë do të thonë autoritetet kompetente. “Unë jam diplomat dhe do të përgjigjem në mënyrë diplomatike… Kryeministri e ka adresuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese,” tha Tarran.

Ai shtoi se, sipas njohurive të tij, ky është rasti i parë i këtij lloji në vendet ku ka jetuar dhe punuar më parë.

Sa i takon korrupsionit në Shqipëri, ambasadori e konsideron atë pengesë kryesore për procesin e integrimit në Bashkimin Europian. “Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e BE-së nëse nuk zgjidh, të paktën pjesërisht, problemin e korrupsionit në nivele të ndryshme. Korrupsioni nuk është vetëm këtu, por në Shqipëri ka një shkallë të veçantë dhe situata është shqetësuese në çdo nivel,” deklaroi Tarran.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat