back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaShqipëria drejt BE-së/ Rama nxit investitorët të shfrytëzojnë momentin

Shqipëria drejt BE-së/ Rama nxit investitorët të shfrytëzojnë momentin

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë fjalës së tij në Forumin “Tirana Economic” se rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian nuk është vetëm një shpresë, por një destinacion realist dhe i arritshëm. Ai theksoi se qëllimet e vendit janë të qarta dhe mbetet që Evropa të mbajë premtimet e saj për realizimin e kalendarit të anëtarësimit deri në vitin 2030.

“Europa 2030 nuk është shpresë për ne, është destinacion. Bursulla jonë është e qartë drejt Bashkimit Evropian. Negociatat janë të hapura, kapituj po ecin përpara, dhe qëllimi ynë është i arritshëm dhe realist”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se kushti kryesor është që Evropa të përmbahet ndaj kalendarit të dakordësuar dhe të garantojë mbështetje institucionale dhe standarde, që sipas tij nuk lidhen vetëm me politikën, por edhe me zhvillimin ekonomik dhe investimet.

Rama u shpreh se Shqipëria është gati për investime të cilësisë së lartë dhe afatgjata, duke mirëpritur partneritete që ofrojnë dijen, ekspertizën dhe inovacionin e nevojshëm për të hyrë në “tregun e nesërmes”.

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër Evropës. Ky është momenti për investitorët që të përfitojnë nga mundësitë që ofron vendi ynë”, përfundoi kryeministri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat