back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaNga çështjet bazike tek ministrat/ Braho tregon sukseset në hetimet e SPAK

Nga çështjet bazike tek ministrat/ Braho tregon sukseset në hetimet e SPAK

Kandidati për kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, shpalosi sot platformën e tij përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke theksuar eksperiencën 18-vjeçare në sistemin e drejtësisë.

Braho bëri të ditur se në vitin 2023, në një procedim të vetëm, ka kërkuar konfiskimin e 18,4 milionë eurove, një shumë sa dyfishi i buxhetit vjetor të SPAK, që atë vit ishte 8,9 milionë euro.

“Kjo shumë i përkiste një organizate kriminale. Kam hetuar funksionarë nga niveli bazik deri te ministrat, duke përfshirë edhe zyrtarë të lartë të sistemit të drejtësisë,” tha Braho.

Ai shtoi se ka punuar në prokuroritë e Beratit, Vlorës, Krimet e Rënda dhe SPAK, ku shërben si drejtues i seksionit kundër korrupsionit. “Disa nga çështjet janë zhvilluar para se të krijohej SPAK. Kam paraqitur çështje penale për zyrtarë të lartë shtetërorë dhe funksionarë të drejtësisë, dhe kur gjykata nuk ka pranuar kërkesat për masë dënimi, kam paraqitur ankim, dhe Apeli ka vendosur sipas kërkesës së prokurorit,” tha Braho.

Kandidati nënvizoi gjithashtu rëndësinë e konfiskimit të pasurive të zyrtarëve të lartë dhe të organizatave kriminale si një nga prioritetet e tij në drejtimin e SPAK.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat