Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur sot mbështetjen për protestën e nisur nga Adriatik Lapaj, duke e cilësuar si një akt të qëndrueshëm dhe të vendosur.
“Adriatik Lapaj ka filluar një protestë, për të cilën unë e përshëndes dhe e përgëzoj. Padiskutim, e mbështes aktin e tij,” tha Berisha.
Ai shtoi se Lapaj ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe se është duke e realizuar këtë në mënyrë të vendosur. “Ai zotëri ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën. Kaq mund të them për të,” deklaroi Berisha.
Protesta e Lapajt, e cila ka nisur që javë më parë jashtë kryeministrisë, synon të tërheqë vëmendjen për çështje të rëndësishme të qytetarëve dhe të vendosë presion mbi autoritetet për zgjidhjen e tyre.



