back to top
2.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaTenderat nën hetim/ Drejtoresha e AKSHI-t në arrest shtëpie, dy biznesmenë të...

Tenderat nën hetim/ Drejtoresha e AKSHI-t në arrest shtëpie, dy biznesmenë të arrestuar

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zhvilluar këtë të martë kontrolle në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Aksioni lidhet me një dosje hetimore të ndjekur nga prokurori i SPAK, Bledar Maksuti, ndërsa sipas informacioneve paraprake janë ekzekutuar edhe masa sigurie.

Hetimi ka në fokus dyshime për shkelje të barazisë në tendera, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Në kuadër të këtij hetimi, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj.

Po ashtu, gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për dy biznesmenët Ermal Beqiraj dhe Ergys Agasi.

Kujtojmë se Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të këtij hetimi që vijon ende.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat