back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK mbyll dosjen e përgjimeve/ Ismaili përballë GJKKO-së

SPAK mbyll dosjen e përgjimeve/ Ismaili përballë GJKKO-së

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur sërish këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas gazetares Anila Hoxha, SPAK ka mbyllur hetimet ndaj Ismailit, si edhe ndaj Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt, për veprën penale të përgjimit të paligjshëm, të kryer në kuadër të grupit kriminal.

Më herët, Agim Ismaili ishte nën hetim nga SPAK për disa vepra të rënda penale, konkretisht për përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike, kryerje të veprimeve në kuadër të grupit kriminal dhe grup kriminal.

Sipas hetimeve, ngjarja lidhet me hakerimin e kompjuterëve, rast i cili u sinjalizua më 12 mars të këtij viti. Brenda një kohe të shkurtër pas zbulimit të rastit, në pranga përfunduan ish-zyrtari i burgjeve Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

Nga hetimet ka rezultuar se Arnold Rrokaj ishte personi që theu kodet e sigurisë së kompjuterëve, duke siguruar në mënyrë të paligjshme materiale dhe të dhëna sensitive. Këto materiale më pas iu përcollën Zambak Gjonit, i cili, sipas SPAK, ia transmetoi më tej ish-drejtorit të Burgjeve, Agim Ismaili.

Paraqitja e sotme e Ismailit në SPAK lidhet me procedurat pas mbylljes së hetimeve, ndërsa pritet që në vijim prokuroria të vendosë për hapat e mëtejshëm ligjorë, përfshirë dërgimin ose jo të çështjes për gjykim.

Hetimi për këtë çështje konsiderohet një nga rastet më të ndjeshme, pasi përfshin ish-zyrtarë të lartë dhe dyshime për keqpërdorim të të dhënave përmes mjeteve teknologjike, në kuadër të një strukture të organizuar kriminale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat