back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaThellohen hetimet për Ballukun/ Kontrollet shtrihen edhe te biznesmenë të njohur

Thellohen hetimet për Ballukun/ Kontrollet shtrihen edhe te biznesmenë të njohur

Me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), mëngjesin e sotëm janë ushtruar një sërë kontrollesh në kuadër të një hetimi penal që lidhet me zv.kryeministren Belinda Balluku.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se veprimet procedurale janë kryer me qëllim mbledhjen dhe sigurimin e provave, si dhe verifikimin e elementëve të dosjes hetimore që po shqyrtohet nga organet e drejtësisë. Kontrollet janë pjesë e një faze hetimore që synon zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësive të mundshme penale.

Sipas të njëjtave burime, kontrollet janë shtrirë edhe ndaj biznesmenëve Bashkim Ulaj dhe Rrok Gjoka, të cilët njihen për përfshirjen e tyre në sektorin e kontratave publike dhe projekteve infrastrukturore. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumente, dosje dhe pajisje kompjuterike, që do t’i nënshtrohen analizimit dhe ekspertimit nga strukturat përkatëse hetimore.

Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar mbi masa të tjera procedurale apo persona të vënë nën hetim, ndërsa hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi objektin konkret të hetimit apo veprat penale që po hetohen.

Nga ana tjetër, nuk ka pasur reagime publike nga zv.kryeministrja Belinda Balluku apo nga biznesmenët e përfshirë në kontrolle. Organi i akuzës pritet të dalë me një njoftim zyrtar në vijim, në varësi të rezultateve të veprimeve hetimore të kryera./VNA

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat