back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetDekriminalizimi vetëm në letër?/ Partitë politike akuzohen për shkelje të standardeve të...

Dekriminalizimi vetëm në letër?/ Partitë politike akuzohen për shkelje të standardeve të integritetit

Instituti i Studimeve Politike ka reaguar përmes një deklarate në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësimin se parimet e dekriminalizimit dhe integritetit nuk po zbatohen realisht nga partitë politike në vend.

Sipas Institutit, dekriminalizimi dhe standardet etike përbëjnë një detyrim moral dhe politik për të mos promovuar në role drejtuese individë që janë penalizuar nga drejtësia për abuzime, shkelje të ligjit apo vepra të tjera penale.

Në deklaratën e tij, Instituti i Studimeve Politike thekson se dy partitë e mëdha, të cilat ishin edhe promotore të ligjit të dekriminalizimit, kanë aktualisht në strukturat e tyre drejtuese zyrtarë të dënuar nga drejtësia, ndaj të cilëve janë vendosur masa ndaluese nga 2 deri në 5 vite për ushtrimin e funksioneve publike.

Sipas institutit, ky realitet tregon refuzimin e standardeve etike brenda vetë partive politike, duke krijuar një kontrast të fortë mes diskursit publik dhe praktikës reale të qeverisjes së brendshme.

Instituti i Studimeve Politike vlerëson se kjo situatë dëmton besimin e publikut te politika dhe e zbraz nga përmbajtja ligjin e dekriminalizimit.

Si zgjidhje, në deklaratë kërkohet që partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, të promovojnë integritetin dhe dekriminalizimin real, duke shmangur nga funksionet drejtuese individë të dënuar nga sistemi gjyqësor dhe të përjashtuar ligjërisht nga e drejta për ushtrimin e funksioneve publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat