Është arrestuar Alma Bime, 43-vjeçe, drejtoreshe e Drejtorisë së Emigracionit në Ministrinë e Brendshme, nën dyshimet për shkelje të masës së sigurisë dhe tentativa për të djegur automjetin e ish-bashkëjetuesit të saj.
Bime dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka tentuar të djegë makinën e ish-bashkëjetuesi i saj.
Në dhjetor, drejtoresha ishte shoqëruar nën dyshimet për kanosje ndaj një të huaji përmes mesazheve, si dhe për djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj në banesën e tij në rrugën “Hysen Xhura”, në zonën e Kinostudios.
Hetimet vijojnë nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar të gjitha provat në lidhje me akuzat.



