back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetPadia e Bardhit në SPAK ndez debatet/ Murrizi "godet" Belind Këlliçin

Padia e Bardhit në SPAK ndez debatet/ Murrizi “godet” Belind Këlliçin

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka reaguar ashpër ndaj kolegut të tij Belind Këlliç, pas deklaratës së këtij të fundit se u mor në pyetje nga SPAK për një “çështje periferike”.

Murrizi e cilësoi deklaratën si një “psikozë komuniste” dhe tha se nuk mund të flitet për një çështje periferike, pasi sipas tij Këlliçi ka qenë pjesë e asaj çështjeje dhe nuk mund të jetë thjesht një dëshmitar i jashtëm.

“Nuk e di sa e vërtetët është se ka qenë për atë. Keni ndonjë komunikatë nga hetues Kraja i komunizmit? Ka shkuar për një çështje periferike? Kështu thonë të gjithë këta shejtanër, se janë shumë metropolitanë, sepse e kanë nga psikoza e fëlliqur e komunizmit, që bllokqenër, pjesën tjetër e quajnë periferike. Si është çështje periferike kur ke qenë në dijeni dhe ke qenë pjesë e saj?” – tha Murrizi.

Ai shtoi gjithashtu se mes Këlliçit dhe ish-deputetit Bardh janë disa padi të tjera në SPAK, megjithëse nuk dihet nëse prokuroria ka dhënë ndonjë deklaratë për to.

“Kanë disa padi mes njëri-tjetrit këta, por se di se SPAK-u nuk ka dhënë noj deklaratë,” theksoi Murrizi.

Reagimi i ish-deputetit pasqyron tensionet brenda radhëve të PD-së dhe thekson debatet e vazhdueshme mbi çështjet që po hetohen nga SPAK.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat