back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaZhvillimi rural/ Qeveria siguron 20 mln euro nga Emiratet e Bashkuara

Zhvillimi rural/ Qeveria siguron 20 mln euro nga Emiratet e Bashkuara

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një mbledhje me kryebashkiakët se ka mbështetur propozimin e ministrit Demo për përdorimin e një fondi prej 20 milionë eurosh, të siguruar nga Emiratet e Bashkuara, në funksion të zhvillimit rural dhe përballimit të emergjencave.

Rama theksoi se një nga faktorët kryesorë që ndikon në situatat emergjente është niveli i ulët i rezistencës së infrastrukturës mbrojtëse, si kanalet e kullimit, argjinaturat dhe hidrovoret. Sipas tij, analiza ka identifikuar pika kritike ku kjo rezistencë është më e dobët, ndaj nevojitet një ndërhyrje e saktë dhe e koordinuar për forcimin e saj, si dhe për rritjen e bashkëpunimit mes pushteteve.

Në këtë kuadër, fondi prej 20 milionë eurosh do të përdoret për blerjen e një flote mjetesh që do të shërbejnë për kullimin dhe pastrimin e kanaleve, në varësi të nevojave të bashkive. Kryeministri solli si shembull pozitiv Dibrën, ku një model i ngjashëm ka funksionuar me sukses.

Sipas Ramës, synimi është rritja e kapaciteteve sipas qarqeve, në mënyrë që mjetet të përqendrohen aty ku ka më shumë emergjenca, ndërsa në ditët normale pune të shërbejnë për mirëmbajtjen e rrjetit kullues dhe argjinaturave. Projekti do të ndiqet dhe zbatohet nga Ministria përkatëse.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat