back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetKujdes me vizën amerikane/ Paralajmëron Ambasada e SHBA

Kujdes me vizën amerikane/ Paralajmëron Ambasada e SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të respektojnë me rigorozitet kushtet e vizës amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në SHBA, duke paralajmëruar për pasoja serioze në rast shkeljeje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada ka rishpërndarë një deklaratë të Departamentit Amerikan për Çështje Konsullore, ku theksohet se qëndrimi përtej afatit të përcaktuar në dokumentin I-94 mund të çojë në heqjen e vizës, deportim të mundshëm dhe ndalim afatgjatë ose të përhershëm për marrjen e vizave në të ardhmen.

“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi në SHBA përtej ‘Datës së pranimit deri më…’ të I-94 mund të çojë në pasoja të rënda si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas autoriteteve amerikane, tejkalimi i afatit të qëndrimit nuk është një shkelje formale, por një veprim që mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë e udhëtimit, studimit apo punësimit në Shtetet e Bashkuara.

Ambasada nënvizon se respektimi i rregullave të vizës është thelbësor për ruajtjen e marrëdhënieve konsullore dhe për garantimin e lëvizjes së lirë dhe të ligjshme të qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-së.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat