back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaIrena Gjoka nën hetim, KLGJ nuk vepron

Irena Gjoka nën hetim, KLGJ nuk vepron

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) vendosi këtë të premte, me shumicë votash, të mos nisë procedurat për verifikimin e gjyqtares Irena Gjoka. Shumica e anëtarëve argumentuan se çështja duhet t’i kalojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për hetim të mëtejshëm.

Procesi për Gjokën nisi pas kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në KLGJ dhe pretendimeve se gjyqtarja kishte fshehur probleme nga e kaluara në shtetin grek. Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, Gjoka ishte dënuar nga autoritetet greke dhe nuk e kishte deklaruar këtë në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016, për një incident të 24 dhjetorit 2002 në pikën kufitare të Kakavijës, ku sipas tij ishte konstatuar me dokumente të falsifikuara.

Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, kanë dërguar disa parashtresa në KLGJ, disa prej të cilave janë publikuar online nga Malltezi. Sipas tij, deri tani KLGJ nuk ka kthyer përgjigje për këto parashtresa.

Prokuroria e Përgjithshme përfundoi në janar verifikimin për gjyqtaren dhe i përcolli rezultatet te KLGJ. Paralelisht, SPAK po zhvillon hetime në një procedim penal pa emër lidhur me rastin.

Irena Gjoka ka gjykuar çështje të rëndësishme që përfshijnë politikanë, zyrtarë të lartë dhe figura të krimit të organizuar, duke e bërë këtë proces një verifikim me interes të lartë publik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat