back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaGjykata e Apelit lë në fuqi arrestin e Ilir Metës

Gjykata e Apelit lë në fuqi arrestin e Ilir Metës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të mos pranojë ankimin e ish-presidentit Ilir Meta, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg”. Vendimi konfirmon aktin e shkallës së parë të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sipas njoftimit zyrtar, ankimi i paraqitur nga Meta përmes avokatit të tij, Gylsen Zhllima, kishte për qëllim zëvendësimin e masës së sigurimit me një më të butë. Vendimi i Apelit u mor nga trup gjykues monokratik, i përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani. Ndaj këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.

Ish-presidenti Meta dhe kreu i LSI-së, Monika Kryemadhi, po hetohen nga SPAK për tre çështje kryesore: CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror. Ata akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Meta u arrestua më 21 tetor 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ndërsa dosja e tij është dërguar për gjykim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat