back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikë3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes dentare/ 7 persona në gjyq

3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes dentare/ 7 persona në gjyq

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 7 persona lidhur me vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, pas një ndërhyrjeje dentare në një klinikë në kryeqytet.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria ka vendosur të dërgojë në gjyq mjekun Roland Xhaxho dhe M.G., për veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Mashtrim” e kryer në bashkëpunim, Ina Xhaxho, për “Vrasje nga pakujdesia”, “Mashtrim” e kryer në bashkëpunim” dhe “Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm”, E.S. dhe E.A., për “Shpërdorim detyre” si dhe D.A. dhe V.H., për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Sipas hetimeve, më 28 shtator 2023, i mituri B.S. iu nënshtrua një ndërhyrjeje dentare për 14 dhëmbë tek Klinika “Splendent”, e drejtuar nga mjekët Roland dhe Ina Xhaxho. Pas ndërhyrjes, fëmija u kthye në shtëpi, por brenda pak orësh u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku ndërroi jetë më 1 tetor 2023.

Aktet e riekspertimit mjekoligjor, përfshirë ekspertizën e ekspertëve italianë, konkluduan se shoku septik i rëndë dhe insuficienca shumëorgane, shkaktuar nga shkelje të protokolleve mjekësore gjatë ndërhyrjes dhe anestezisë, ishin shkaku kryesor i vdekjes së të miturit.

Prokuroria identifikoi disa shkelje:

Mospërmbushje e kontrolleve dhe verifikimeve para operacionit; diagnozë e pasaktë; trajtim i papërshtatshëm profilaktik, ndërhyrje kirurgjikale e tejkaluar për moshën e fëmijës dhe përdorim i gjatë i anestezisë së përgjithshme, nxjerrja e papërshtatshme nga spitali pa vlerësuar rreziqet, mashtrimi i prindërve nga stomatologët Ina Xhaxho dhe M.G., duke i marrë pagesën për 14 dhëmbë, ndërkohë që 6 prej tyre nuk u mbushën, ushtrimi i paligjshëm i aktivitetit nga Ina Xhaxho pas ngjarjes, pa rinovuar licencën si dhe shkelje të protokolleve edhe nga ekspertët e I.M.L.-së dhe mjekët e pediatrisë, të cilët nuk zbatuan protokollet për diagnozën dhe trajtimin adekuat.

Prokuroria thekson se veprimet dhe mosveprimet e të pandehurve kryesorë, R.Xh., I.Xh. dhe M.G., kanë lidhje të drejtpërdrejtë me vdekjen e të miturit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat