back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetAranita Brahaj: Partitë me të njëjtin donator janë “kushurinj nga xhepi”

Aranita Brahaj: Partitë me të njëjtin donator janë “kushurinj nga xhepi”

Aranita Brahaj, drejtuese e organizatës Open Spending Albania, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me financimin e partive politike dhe ndikimin e donatorëve në vendimmarrjen parlamentare.

Në deklaratën e saj, Brahaj shprehet se në rastet kur dy parti politike kanë të njëjtin donator, ato mund të paraqiten si kahe të ndryshme në publik, por në thelb mbeten të lidhura financiarisht me të njëjtin burim. Sipas saj, kjo i bën ato “kushurinj nga xhepi”, duke nënkuptuar se herët a vonë do t’i përgjigjen interesave të donatorit.

Brahaj thekson se zhvillimet e tensionuara apo të paqarta në Parlament mund të kenë edhe një “logjikë kontabilizimi”, duke sugjeruar se përtej debatit politik, ekzistojnë interesa financiare që ndikojnë në qëndrimet dhe vendimet e aktorëve politikë.

Ajo ngre shqetësimin se donatorët shpesh nuk janë të deklaruar publikisht dhe se, në disa raste, bëhet fjalë për pronarë institucionesh që punësojnë zyrtarë të lartë apo familjarë të të zgjedhurve, çka sipas saj krijon një rrjet ndikimi të tërthortë dhe jo transparent.

Deklarata e Brahajt ka rikthyer në vëmendje debatin mbi transparencën e financimit politik dhe nevojën për kontroll më të fortë mbi konfliktin e interesit në institucionet publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat