Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka shpërndarë mesazhin e Marco Rubio lidhur me politikat e vizave, pas deklaratës së tij gjatë një konference me kryeministrin e Viktor Orban të Hungarisë.
Rubio deklaroi se çdo vizitor në SHBA, prania e të cilit përbën një kërcënim për politikën e jashtme apo sigurinë kombëtare, mund t’i hiqet viza.
“Nëse unë identifikoj një vizitor në vendin tonë, prania e të cilit përbën kërcënim për politikën tonë të jashtme dhe sigurinë kombëtare, ne do t’ia heqim vizën,” tha Rubio.



