back to top
13.5 C
Tirana
E diel, 22 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetRama: Projekti TID nuk është thjesht urban, por trashëgimi botërore/ "Kush pengon,...

Rama: Projekti TID nuk është thjesht urban, por trashëgimi botërore/ “Kush pengon, gabon rëndë”

Kryeministri Edi Rama, në podkastin “Flasim”, foli për një sërë çështjesh aktuale, duke u ndalur te gjyqi në Hagë, situata politike në vend, protestat e opozitës, si edhe projekti TID në Durrës, për të cilin tha se po keqinterpretohet.

Rama u shpreh se projekti i rijetëzimit të zemrës historike të Durrës po shoqërohet me keqinformime, ndërsa sipas tij realizimi i tij ka natyrë strategjike për të ardhmen e qytetit dhe për zhvillimin e Shqipërisë si një destinacion i rëndësishëm turistik mesdhetar.

Sipas kryeministrit, Zona Arkeologjike A, ku parashikohet të zbatohet projekti, nuk është një hapësirë e zakonshme urbane dhe çdo debat pronësie duhet parë në dritën e faktit se ajo përbën pjesë të trashëgimisë kombëtare dhe botërore. Ai theksoi se monumente si Amfiteatri Romak, Forumi Bizantin dhe Termat Romake përfaqësojnë qytetërimin europian dhe jo vetëm regjistrin kombëtar të trashëgimisë.

Rama shtoi se synimi për përfshirjen e kësaj zone në listën e UNESCO e tejkalon dimensionin kombëtar, duke e kthyer projektin në një detyrim edhe në plan ndërkombëtar.

Kreu i qeverisë nënvizoi se projekti nuk është i ri, por mbështetet në një program të hershëm të qeverisë dhe në Planin e Menaxhimit të Integruar të hartuar nga Ministria e Kulturës, i cili është hedhur në konsultim publik që në vitin 2022. Ai kujtoi se Ligji për Trashëgiminë Kulturore e detyron shtetin të ndërhyjë për të parandaluar degradimin apo ndërtimet informale në zonat e mbrojtura.

Duke iu referuar praktikave ndërkombëtare, Rama tha se vende të ndryshme kanë kryer shpronësime për të zbuluar dhe konservuar pasuri të rëndësishme kulturore, duke përmendur rastet e Romës për Forume Imperiale dhe të Athinës për zonën përreth Akropolit.

Në përfundim, ai theksoi se qeveria do të vijojë me projektin “me ndjeshmëri dhe drejtësi ndaj banorëve, por me vendosmëri ndaj interesit kombëtar”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat