Në konferencën për mediat të zhvilluar sot, Sali Berisha komentoi protestën e radhës që pritet të mbahet më 28 shkurt, duke lënë të kuptohet se forma e saj mund të jetë ndryshe dhe kreative.
Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi mënyrën e zhvillimit të protestës, Berisha deklaroi:
“Do të jetë ndryshe. Asgjë nuk përjashtohet.”
Ai shtoi se po punon për të dakordësuar format e protestës, duke i diversifikuar ato dhe duke eksploruar opsione të reja:
“Ne kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do eksplorohen forma të reja.”
Kur u pyet nëse një nga opsionet mund të jetë bllokimi i rrugëve, Berisha u përgjigj:
“Të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë. Ne kemi vetëm protestë. Asgjë nuk përjashtohet. Të jemi realistë. Opsionet janë të gjitha.”



