back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 5 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaLoja me Vettingun/ Cili drejtor e ndihmoi Elidon Çelën që të mos...

Loja me Vettingun/ Cili drejtor e ndihmoi Elidon Çelën që të mos hetohet?

Pas shkarkimit të Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit, ka nisur zyrtarisht gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, dhe emri i Elidon Çelës, drejtori aktual i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, po qarkullon fuqishëm si kandidat favorit. Lëvizja e tij për t’u parë në ambientet e Ministrisë së Brendshme ka ndezur spekulime dhe zëra në media se ai mund të pasojë ish-kryepolicin.

Si i iku Vettingut

Historiku i Çelës është interesant dhe, për disa, kontrovers.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, më 12.12.2023, informoi Trupën e Vlerësimit për lirimin nga detyra të Çelës me kërkesën e tij. Por në të njëjtën kohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, e riktheu menjëherë në detyrë si Specialist në Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, brenda Departamentit të Policisë Kriminale.

Pra, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, me shkresën e datës 12.12.2023, ka informuar Trupën e Vlerësimit lidhur me Urdhërin e datës 12.12.2023, për lirimin nga detyra të Elidon Çelës, me kërkesë të tij.

Më tej, Trupa e Vlerësimit ka administruar Urdhërin e datës 12.12.2023, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për rikthimin dhe emërimin e Elidon Çelës në detyrën Specialist, në Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Raporti i Trupës së Vlerësimit thekson se Çela është liruar nga detyra me kërkesë të tij, dhe ecuria e tij është e qartë.

“Ai është emëruar në një funksion jashtë fushave të ushtrimit të veprimtarisë së institucionit të vlerësimit kalimtar, sipas nenit 6 të ligjit nr. 12/2018, i ndryshuar. “Në këto kushte, Z. Elidon  Çela nuk është më subjekt i ligjit të vlerësimit, siç thuhet në raport,” konfirmon dokumenti.

Një karrierë pa pengesa

Pavarësisht procesit të Vettingut, në vitin 2024, Ilir Proda e emëroi Elidon Çelën në krye të Policisë së Vlorës, një post ky strategjik dhe me ndikim të madh në strukturën policore të vendit. Ky emërim ka nxitur debate, pasi disa e shohin si shembull të një figure që ka shpëtuar filtrat e vlerësimit dhe Vettingut, duke ruajtur shanset për karrierë të shpejtë në krye të Policisë së Shtetit./ E Vërteta.al

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat