back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 9 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Balluku më lidhi pas karriges, më vuri në fyt thikën me gjak”/...

“Balluku më lidhi pas karriges, më vuri në fyt thikën me gjak”/ Zbulohet sekreti hetimor

Nga mbledhja e grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama komentoi ashpër kërkesën për arrestimin e Belinda Balluku, duke e lidhur atë me një incizim që ai e quajti qesharak. Sipas Ramës, incizimi përmban një bisedë mes dy zonjave, ku njëra është e pandehur dhe pretendon se është kërcënuar për dëshminë e dhënë.

“Më e rënda është paraqitja në incizim të një bisede mes një të pandehure me një bashkëbiseduese. E pandehura shpjegon, sipas prokurorit, se na qenkësh kërcënuar. Sipas shokëve të Këshillit të Mandateve, nuk përmendej Belinda ministrja, apo ndonjë gjë që të dukej si kërcënim real,” tha Rama.

Kryeministri theksoi se nuk ka dëgjuar dhe nuk ka ndërmend të dëgjojë këtë bisedë të incizuar, duke shtuar se e tmerron përdorimi i tillë i telefonatave për të justifikuar kërkesën për arrest. Ai kritikoi mënyrën se si prokurori përdori incizimin si rrethanë rënduese vetëm pas masës së pezullimit:

“Nuk po marr as për bazë faktin që këtë kërcënim prokurori e kishte edhe përpara se ta pezullonte ministren, ndërkohë që e nxori vetëm kur ishte masa e pezullimit. E përdori si rrethanë rënduese për të kërkuar arrestin,” tha Rama.

Ai pyeti retorikisht se si mund të vihet një kërkesë arresti në Kuvend bazuar vetëm mbi një bisedë telefonike mes dy grash, pa asnjë verifikim të vendit, kohës apo rrethanave reale:

“Si u merrka mbrapa hekurave kaq kollaj një njeri se folën dy vetë në telefon? Kjo është një provë e re që nuk është as e re. Kur mendoj se vihet me këtë kollajllëk në Kuvend për të kërkuar kokën e një të zgjedhuri, po një njeri i thjeshtë, një njeri i pangopur, e parapërfytyroni si mund ta hajë fletën e arrestit surratit?” tha Rama, duke e paraqitur situatën si një abuzim procedural dhe një presion të tepruar ndaj një deputeteje që është edhe prind i vetëm.

Deklaratat e Ramës theksojnë qëndrimin e tij kritik ndaj mënyrës se si SPAK ka përdorur incizimet si prova për kërkesën e arrestimit dhe nënvizojnë mbrojtjen politike të Ballukut nga shumica parlamentare.

Deklaratën e tij  e plotë:

“Paraqitja e një incizimi mes një të pandehuri dhe një bashkëbiseduese, ku e pandehura sipas prokurorit na qenkësh kërcënuar. Nuk përmendet asgjëkundi në atë bisedë Belinda, ministrja, titullarja apo ndonjë gjë që duket si ndonjë kërcënim real. Unë vetë as nuk e kam dëgjuar as nuk kam ndërmend ta dëgjoj apo të lexoj proces verbalin, pro drejtësia ka detyrën e vet ti përdorë, që e paska shtyrë prokurorin të marrë të gjithë atë të përpjetë dhe të vijë të kërkoj arrestimin e një deputeteje, e cila është prindi i vetëm i një vajze minorene.

Nuk po marr fare as për bazë faktin që kërcënimin prokurori e kishte, edhe përpara se ta pezullonte ministren. Ndërkohë që e nxori vetëm kur ra masa e pezullimit, duke e përdorur si rrethanë rënduese për të kërkuar me çdo kusht arrestin në një turra vrap, i cili më shumë se sa një hap logjik i një procedure ku shfaqet një e dhënë e re, ngjan me një reagim emocional ndaj rrëzimit të masës së pezullimit nga Kushtetuesja.

Nuk po them fare që një thënie e një të pandehur në të njëjtin procedim nuk ka vlerën e të dëshmisë dhe nuk mund të konsiderohet si provë. S’po e quaj, e zë se e pandehuri i thotë bashkëbisedueses: ‘Balluku më ka lidhur pas karriges, më ka vënë në fyt një thikë që kishte edhe disa pika gjaku të tharë dhe më ka thënë do të të vras’, po nuk the kështu, apo nuk bëre ashtu. Po e marr që prokurorët e kanë sjellë këtë.

A ka njeri të ma tregojë si mund të vihet në Kuvendin e Shqipërisë me një muhabet të tillë telefoni, pa bërë asnjë ballafaqim, pa bërë asnjë kryqëzim dëshmish, pa bërë asnjë verifikim kur dhe ku ndodhi kjo? Sado në mënyrë të tmerrshme të përshkruhet në një bisedë telefonike mes dy grash, ose burrash, aq më tepër një i pandehur me një tjetër. Si u merrka prapa hekurave kaq kollaj, se folën dy veta në telefon dhe kjo është provë e re, që nuk është as e re, dhe kur mendohet se vihet me këtë kollajllëk në Kuvend për të kërkuar kokën e një të zgjedhuri, mbasi është bërë gjithçka për t’ia futur 7 pashë jo nën dhe, por në llum.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat