back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetSociale“Na kanë vjedhur tokën"/ Banorët e Rrjollit protestojnë para SPAK

“Na kanë vjedhur tokën”/ Banorët e Rrjollit protestojnë para SPAK

Banorë të zonës së Rrjollit kanë protestuar sot përpara godinës së Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke kërkuar drejtësi për pronat e tyre, të cilat pretendojnë se u janë marrë në mënyrë të paligjshme.

Protestuesit akuzojnë ish-drejtorin e Kadastrës, Fatmir Shpellzaj, për përfshirje në tjetërsimin e pronave, ndërsa pretendojnë se në të njëjtën tokë po ndërton një resort luksoz botuesi dhe ndërtuesi Bashkim Ulaj.

Gjatë protestës, banorët mbanin në duar pankarta dhe dokumente që sipas tyre vërtetojnë pronësinë mbi tokat. Në disa postera ata shprehën besimin tek drejtësia e SPAK, ndërsa pati edhe incidente, ku protestuesit qëlluan me vezë në drejtim të godinës së prokurorisë.

Konflikti për pronat në Rrjoll vijon prej më shumë se një muaji. Banorët kërkojnë që gjykata të japë një zgjidhje përfundimtare për çështjen, ndërsa në zonë janë shënuar edhe përplasje mes banorëve, punonjësve të kompanive të lidhura me projektin dhe forcave të policisë. Në disa raste janë përfshirë edhe roje private të kompanisë Breçani Security, të kontraktuara për ruajtjen e kantierit të ndërtimit.

Përfaqësuesi i banorëve të Rrjollit, Prekë Molla, deklaroi një ditë më parë se në SPAK është depozituar kallëzimi i tretë penal për personat që ata i konsiderojnë të përfshirë në tjetërsimin e pronave. Banorët kërkojnë hetim të plotë dhe ndalimin e punimeve deri në zgjidhjen e konfliktit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat