back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetNdryshim në PD, Lezhë/ Donika Ndoj merr drejtimin e degës

Ndryshim në PD, Lezhë/ Donika Ndoj merr drejtimin e degës

Donika Ndoj është zgjedhur kryetare e re e degës së Partia Demokratike e ShqipërisëLezhë. Ajo u prezantua mbrëmjen e djeshme përpara strukturave lokale të partisë, ndërsa Kryesia e PD-së bëri të ditur se zgjedhja e saj u realizua përmes një procesi që u cilësua model dhe me mbështetjen e anëtarësisë.

Në takimin me strukturat lokale morën pjesë edhe figura të njohura të kësaj force politike, mes tyre Gjin Gjoni dhe Agron Gjekmarkaj. Gjatë diskutimeve u theksua nevoja për forcimin e organizimit të partisë në terren dhe përditësimin e anëtarësisë.

Sipas Gjin Gjonit, gjatë takimit u diskutua për ngritjen e grupeve të punës që do të merren me përditësimin e regjistrit të anëtarëve, një hap që sipas tij synon rritjen e angazhimit dhe bashkimin e demokratëve.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e PD-së në Lezhë nisën mobilizimin për protestën kombëtare të paralajmëruar më 22 mars në Tiranë, përpara Kryeministrisë, e thirrur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.

“Shqipëria ndodhet në një moment kritik dhe largimi i Edi Rama është tashmë një emergjencë kombëtare,” shkruan Gjoni në reagimin e tij, duke theksuar se beteja e demokratëve për rikthimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës do të vazhdojë.

Ai shtoi se përfaqësuesit e Partisë Demokratike do të qëndrojnë në krah të qytetarëve deri në realizimin e objektivave politike të opozitës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat