back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetPD heq dorë nga “mosbindja civile”/ Bardhi: Do rikthehemi në Kuvend për...

PD heq dorë nga “mosbindja civile”/ Bardhi: Do rikthehemi në Kuvend për buxhetin

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi pas mbledhjes së kësaj të marte se do t’i rikthehen jetës parlamentare për diskutimin e Projekt Buxhetit të vitit 2025.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një prononcim për gazetarët, u shpreh se kërkohet angazhimi i deputetëve të PD-së.

“Ky është buxheti i fundit i kësaj qeverie të korruptuar kërkon angazhimin e deputetëve të opozitës.

Për të shndërruar nga borxhi i oligarkëve në buxhetin e qytetarëve. Këtë rol mund ta luajnë vetëm deputetët e opozitës.

Sepse deputetët e mazhorëncës siç e kanë shfaqur këto 12 vite janë si kartonë për t’i shërbyer interesit të Edi Ramës pa pasur në vëmendje fermerët, pensionistët, bizneset, u shpreh Bardhi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat