back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 17 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetShqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit/ 79 vota pro në Kuvend

Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit/ 79 vota pro në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar këtë të martë me 79 vota pro projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit si shtet sponsor të terrorizmit.

Gjatë votimit u regjistrua një abstenim, nga deputeti Redi Muçi, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër. Opozita nuk mori pjesë në seancë, në vijim të vendimit për bojkot.

Rezultati i votimit:

  • 79 vota pro

  • 1 abstenim (Redi Muçi)

  • 0 kundër

Gjatë fjalës së tij në seancë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u shpreh se terrorizmi nuk është vetëm një akt dhune, por edhe një kërcënim ndaj rendit demokratik.

Ai theksoi se Shqipëria mbetet e vendosur në luftën kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të shtetit të së drejtës. Balla përmendi gjithashtu sulmet kibernetike ndaj institucioneve shqiptare, duke i cilësuar si akte armiqësore.

Ndër të tjera, ai u bëri thirrje deputetëve që të mbështesin shpalljen e Garda Revolucionare e Iranit si organizatë terroriste.

Seanca plenare zgjati rreth 22 minuta dhe u mbyll menjëherë pas votimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat