Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kryeministri Edi Rama, nga Durrësi, ka folur për një sërë reformash të rëndësishme, përfshirë riorganizimin e Kuvendi i Shqipërisë dhe propozimin për uljen e numrit të deputetëve.
Kryeministri bëri të ditur se Partia Socialiste do të nisë një proces diskutimi me qytetarët për këto reforma, i cili do të zhvillohet nga tani deri në fund të qershorit, paralelisht me proceset e brendshme të partisë.
Sipas Ramës, një ndër çështjet kryesore është reduktimi i numrit të deputetëve, për të cilin ai theksoi se, ndonëse është një hap i vonuar, mbetet i realizueshëm përmes një referendumi.
“Ne do zbresim numrin e deputetëve dhe besoj se, edhe pse jemi vonë, kemi ende kohë që t’i thërrasim shqiptarët në referendum,” u shpreh ai.
Kryeministri nënvizoi gjithashtu mungesën e një ligji funksional për referendumet, duke paralajmëruar se qeveria do ta çojë përpara këtë nismë brenda këtij sesioni parlamentar.
Ai shtoi se përmes këtij ligji, qytetarëve do t’u jepet mundësia të shprehen drejtpërdrejt për çështje të rëndësishme për vendin.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



