back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetFlamur Noka përplaset me policinë/ Thyen kordonin pranë Piramidës

Flamur Noka përplaset me policinë/ Thyen kordonin pranë Piramidës

Tensione të forta janë shënuar gjatë protestës së Partisë Demokratike të ShqipërisëTiranë, ku deputeti Flamur Noka është përplasur me efektivët e Policia e Shtetit dhe ka thyer kordonin e sigurisë pranë Piramidës.

Gjatë përplasjes janë hedhur edhe molotovë, ndërsa situata është përshkallëzuar në disa pika të kryeqytetit.

Marshimi i protestuesve, pa një itinerar të qartë, ka pasur deri më tani disa ndalesa të shoqëruara me incidente, përfshirë zonën e Kryeministrisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe selinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Protestuesit kanë vijuar më tej drejt zonës së ish-Bllokut, duke kaluar edhe pranë Drejtorisë së Policisë, por pa u ndalur.

Gjatë marshimit janë raportuar edhe hedhje fishekzjarresh në koshat e mbeturinave, si dhe një molotov pranë një stacioni autobusi.

Ndërkohë, forcat “Shqiponja” kanë krijuar një korridor sigurie duke bllokuar rrugicat që çojnë drejt Vilës 31, me qëllim orientimin e protestuesve drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Situata mbetet e tensionuar dhe në zhvillim, ndërsa policia vijon përpjekjet për të mbajtur nën kontroll përshkallëzimin e protestës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat