Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka mbetur i lënduar gjatë protestës së opozitës që po zhvillohet në Tiranë.
Sipas raportimeve nga terreni, incidenti ka ndodhur në një moment tensioni mes protestuesve dhe Policia e Shtetit, pranë AKSHI, ku Berisha ka pësuar lëndime në sy si pasojë e sprait të përdorur gjatë përplasjes.
Po ashtu, bëhet e ditur se ai është lagur nga uji i hedhur nga autobotët e policisë, ndërsa për disa momente nuk është ndjerë mirë.
Situata në zonë mbetet e tensionuar, me përplasje sporadike mes protestuesve dhe forcave të rendit.



