back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 31 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaAlarm për sulm kibernetik/ Prokuroria: Nuk ka gjurmë ndërhyrjeje

Alarm për sulm kibernetik/ Prokuroria: Nuk ka gjurmë ndërhyrjeje

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas interesit publik lidhur me një sulm të mundshëm kibernetik ndaj faqes së saj zyrtare, duke sqaruar se deri më tani nuk janë konstatuar probleme sigurie.

Në deklaratën zyrtare thuhet se, pas verifikimeve të kryera nga ekspertët e sigurisë së IT-së, nuk janë gjetur gjurmë kompromentuese që të tregojnë për një hackerim të sistemit.

“Për shkak të interesit në lidhje me hackerimin e mundshëm të faqes zyrtare së Prokurorisë së Përgjithshme, ju bëjmë me dije se nga verifikimet e kryera nga ekspertët e sigurisë së IT-së nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri në momentin që flasim në formën e hackerimit,” thuhet në njoftim.

Institucioni bën me dije gjithashtu se strukturat përkatëse janë në gatishmëri dhe po ndjekin situatën në kohë reale.

Sipas deklaratës, stafet e IT-së vijojnë monitorimin e vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e sistemeve dhe për të reaguar menjëherë në rast të çdo tentative të mundshme ndërhyrjeje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat