back to top
17.5 C
Tirana
E premte, 10 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaVendimi që prek xhepin e qytetarëve/ Rritet çmimi i naftës

Vendimi që prek xhepin e qytetarëve/ Rritet çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka zhvilluar këtë të premte mbledhjen e radhës, ku ka vendosur çmimet tavan për shitjen e nënprodukteve të naftës në tregun vendas.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është caktuar në jo më shumë se 217 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 205 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi tavan i shitjes me pakicë është vendosur në 176 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 164 lekë për litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi më 10 prill, në orën 18:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku pritet të rishikohen në varësi të lëvizjeve të tregut ndërkombëtar.

Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve të tregut të karburanteve që të zbatojnë vendimin në mënyrë të detyrueshme, duke paralajmëruar masa administrative, përfshirë pezullimin e aktivitetit në rast shkeljesh.

Në njoftimin zyrtar theksohet se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe atë të Infrastrukturës dhe Energjisë, mbetet e angazhuar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Po ashtu, bëhet e ditur se sipas Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i reduktuar i akcizës aplikohet vetëm në rastet kur çmimet e tregut tejkalojnë 220 lekë për litër për gazoilin dhe 200 lekë për benzinën. Meqë çmimet aktuale ndodhen nën këto nivele, akciza do të zbatohet në masën e plotë, 100 për qind.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat