Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka paditur në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për veprat penale “fyerje” dhe “shpifje e kryer botërisht”.
Padia vjen pas një postimi të Berishës në rrjetet sociale, ku ai akuzonte Ballën se kishte ndikuar në lirimin nga burgu i Peqinit të Mario Çela, vëllai i Suel Çela.
Në reagimin e tij, Berisha, duke iu referuar një “qytetari dixhital”, pretendonte se Mario Çela ishte dërguar nga burgu në spitalin e Elbasanit dhe se kishte lidhje me Ballën.
Sipas burimeve, padia e Ballës është depozituar për akuzat e parashikuara nga nenet 119/2 dhe 120/2 të Kodit Penal.
Deri më tani, nuk ka një reagim të ri nga Berisha lidhur me padinë, ndërsa pritet që çështja të shqyrtohet nga GJKKO në vijim.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



