back to top
26.5 C
Tirana
E hënë, 27 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaBE nuk tërhiqet nga sanksionet/ Von der Leyen kërkon ndryshim në Iran

BE nuk tërhiqet nga sanksionet/ Von der Leyen kërkon ndryshim në Iran

Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi të hënën në një konferencë për shtyp në Berlin se është ende “shumë herët” për të diskutuar heqjen e sanksioneve ndaj Irani.

Ajo theksoi se çdo lehtësim i sanksioneve duhet të lidhet me ndryshime thelbësore në sjelljen e Teheranit.

“Së pari duhet të shohim një ndryshim themelor në Iran për heqjen e sanksioneve. Ka një arsye pse sanksionet vendosen ndaj Iranit, dhe ajo është sjellja e tyre ndaj popullsisë së vet dhe shtypja e të drejtave të njeriut,” u shpreh Ursula von der Leyen.

Gjatë deklaratës së saj, ajo ndaloi edhe te pasojat ekonomike të krizave gjeopolitike dhe konfliktit në rajon, duke paralajmëruar ndikime të forta në sektorin energjetik europian.

Sipas saj, Bashkimi Evropian është detyruar të paguajë rreth 32 miliardë dollarë më shumë për importet e naftës dhe gazit që nga fillimi i tensioneve dhe luhatjeve në tregjet globale të energjisë.

“Varësia jonë e madhe nga lëndët djegëse fosile të importuara na bën të prekshëm,” tha ajo, duke përmendur edhe krizën e mëparshme të energjisë pas reduktimit të furnizimeve nga Rusia në vitin 2022.

Ajo iu referua gjithashtu pasigurive të krijuara në tregjet ndërkombëtare, përfshirë ndikimet që kanë pasur tensionet në rajonin e Ngushticës së Hormuzit, një nga pikat më strategjike të furnizimit global me energji.

Von der Leyen theksoi se për të ulur varësinë nga importet, vendet e BE-së duhet të përshpejtojnë investimet në energjinë e rinovueshme dhe teknologjitë e reja.

Ajo përmendi gjithashtu nevojën për zhvillimin e energjisë bërthamore inovative, përfshirë reaktorët modularë të vegjël, si pjesë e strategjisë afatgjatë të sigurisë energjetike.

“Çdo kilovat-orë energjie e prodhuar këtu kontribuon në stabilitet ekonomik, energji të përballueshme dhe pavarësi për Evropën,” përfundoi Ursula von der Leyen.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat