back to top
25.5 C
Tirana
E hënë, 27 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaKryemadhi: SPAK po ndërton “fabul” me përgjimet e celularit tim

Kryemadhi: SPAK po ndërton “fabul” me përgjimet e celularit tim

Gjatë seancës së zhvilluar në GJKKO, e pandehura Monika Kryemadhi ka kërkuar që mbrojtjes t’i vihet në dispozicion i gjithë materiali hetimor, përfshirë ekspertimin e aparatit celular dhe përgjimet ambientale, duke theksuar nevojën për akses të plotë në dosje.

Pas daljes nga gjykata, Kryemadhi ka deklaruar se sipas saj, të akuzuarit nuk janë njohur me të gjitha provat që disponon SPAK.

Ajo ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj prokurorisë, duke pretenduar se nga përgjimet e telefonit të saj po ndërtohet një “fabul” dhe një perceptim i deformuar i ngjarjeve.

“Patjetër, provat duhet të jenë të plota në momentin që ne i marrim. Kur morëm listën e provave, u vu re se e gjithë dosja kishte ardhur në gjykatë pa listën e plotë të provave,” u shpreh Monika Kryemadhi.

Ajo shtoi se mbrojtja ka kërkuar që të kryhet ekspertimi i plotë i telefonit të saj, duke argumentuar se sipas saj, çështja është ndërtuar mbi interpretim të gabuar të mesazheve.

“Kërkuam që të bëhej ekspertimi i plotë i telefonit, pasi gjithçka është ndërtuar si një fabul për të krijuar një perceptim, një iluzion optik, ndërkohë që mesazhet telefonike nuk përbëjnë asnjë vepër penale,” deklaroi ajo.

Sipas Kryemadhit, edhe gjykata paraprake ka vendosur që prokuroria të kryejë ekspertimin e plotë të pajisjes së saj telefonike, ku sipas saj përfshihen jo vetëm komunikimet objekt akuze, por edhe të dhëna të tjera personale dhe profesionale.

Ajo përmendi gjithashtu se në telefonin e saj mund të gjenden komunikime që lidhen me çështje të ndryshme, përfshirë kontakte institucionale dhe profesionale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat