back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 30 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitet"Berishë, o frikacak, burrat në veri nuk sillen kështu"/ Alesia Balliu nu...

“Berishë, o frikacak, burrat në veri nuk sillen kështu”/ Alesia Balliu nu kursen kreu e PD-së

Situata brenda Partia Demokratike është shoqëruar me tensione në ditën e fundit të dorëzimit të kandidaturave për garën për kryetar, ku në qendër të përplasjes është Sali Berisha.

Afati zyrtar për dorëzimin e dokumenteve ishte ora 12:00 e datës 30 prill, por disa nga personat që kishin shprehur interes për të hyrë në garë pretendojnë se nuk iu është dhënë mundësia të regjistrohen.

Sipas pretendimeve të përfaqësuesve të kandidatëve, situata në selinë e PD-së ka qenë e tensionuar: një prej tyre nuk është lejuar të hyjë në ambientet e brendshme, një tjetër ka gjetur derën të mbyllur, ndërsa dokumentet e kandidates Alesia Balliu nuk janë marrë në dorëzim nga asnjë përfaqësues zyrtar.

Reagimi i Alesia Balliut

Për këtë situatë ka reaguar vetë Alesia Balliu përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka folur me akuza të forta ndaj Berishës.

Ajo e cilëson kreun e PD-së si “frikacak” dhe e akuzon se po i shmanget garës së hapur dhe të ndershme.

“Kam dorëzuar një kërkesë zyrtare për të hyrë në garën për kreun e PD-së dhe askush nuk po e merr përsipër ta pranojë. Ky nuk është thjesht një refuzim, por një tregues i qartë i mungesës së transparencës dhe garës së ndershme,” shprehet Balliu në reagimin e saj.

Më tej, ajo shton se kjo situatë përbën zhgënjim për demokratët dhe paralajmëron se Partia Demokratike “do t’u kthehet anëtarëve të saj”.

Akuza për mungesë gare

Ngjarjet e ditës së fundit të aplikimeve kanë ngritur pikëpyetje mbi procesin e garës për drejtimin e PD-së, ndërsa pretendentët flasin për pengesa dhe mungesë transparence në administrimin e kandidaturave.

Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga strukturat drejtuese të Partisë Demokratike lidhur me këto pretendime.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat