back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 1 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaKërcënoi me bombë në Rinas/ SPAK çon për gjykim rusin

Kërcënoi me bombë në Rinas/ SPAK çon për gjykim rusin

SPAK ka përfunduar hetimet ndaj shtetasit rus Vladislav Urban, i akuzuar për kërcënimin me shpërthim bombe në aeroportin e Rinasit.

44-vjeçari është marrë i pandehur për veprën penale “kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, ndërsa çështja pritet të kalojë në fazën gjyqësore.

Kërcënimi me e-mail

Sipas hetimeve, në muajin shkurt 2023, Urban ka dërguar një e-mail në adresën e Shefit Operacional të Aeroporti i Rinasit, ku kërcënonte me vendosjen e një bombe.

Në mesazhin e tij, ai kërkonte që qeveria shqiptare të njihte Kosovën si pjesë të Serbisë, ndërsa pretendonte gjithashtu se kishte marrë peng dy shtetas shqiptarë.

Hetimet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

Nga verifikimet e kryera rezultoi se e-maili ishte dërguar nga Vladislav Urban, i cili jetonte në Selanik, Greqi. Në bashkëpunim me autoritetet greke, u kryen kontrolle dhe hetime të mëtejshme.

Sipas SPAK, rezultoi se 44-vjeçari nuk kishte marrë asnjë peng dhe kërcënimi ishte i rremë.

Precedentë të mëparshëm

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se Urban kishte precedentë të mëparshëm në dërgimin e e-maileve kërcënuese, çka ka rënduar pozitën e tij në këtë procedim penal.

Me përfundimin e hetimeve, dosja ndaj tij pritet të shqyrtohet nga gjykata, ndërsa autoritetet shqiptare theksojnë rëndësinë e reagimit të shpejtë në raste të tilla që lidhen me sigurinë publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat