back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 1 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetGara pa rivalë/ Shehu kërkon vota për Berishën

Gara pa rivalë/ Shehu kërkon vota për Berishën

Tritan Shehu ka deklaruar publikisht se do të votojë për Sali Berisha në garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si figurën që i nevojitet vendit në këtë moment.

Në një prononcim për mediat, Shehu u shpreh se Berisha përfaqëson zgjedhjen e duhur në situatën aktuale politike dhe se mbështetja e tij është e qartë.

“Unë kam thënë që do të votoj për Sali Berishën. Gjykoj se ai i duhet Shqipërisë në këtë moment të vështirë,” tha Shehu.

Duke komentuar faktin që në garë për drejtimin e Partia Demokratike ndodhet vetëm një kandidat, Shehu e ka cilësuar këtë situatë si normale për funksionimin e brendshëm të partisë.

Sipas tij, në raste kur ka vetëm një kandidat, anëtarësia thjesht shpreh vullnetin e saj përmes votës.

“Kur ka një kandidat të vetëm, anëtarësia voton dhe shpresoj që do të votojë për Sali Berishën,” u shpreh ai.

Deklarata e Shehut vjen në një moment kur procesi i brendshëm i PD-së dhe gara për drejtimin e saj janë në fokus të debatit politik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat