back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 7 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaQeveria përshpejton dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit politikë

Qeveria përshpejton dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit politikë

Këshilli i Ministrave ka zhvilluar këtë të mërkurë mbledhjen e radhës, ku janë miratuar disa vendime me ndikim në çështje sociale dhe zhvillimin e zonave rurale.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se qeveria ka miratuar ndryshime në vendimin që lidhet me dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, me synim përshpejtimin e procesit dhe rritjen e eficiencës së pagesave.

Sipas tij, përfituesit me detyrime deri në 1 milion lekë do të likuidohen brenda këstit të radhës, ndërsa në një afat 4–5 vjeçar pritet të përfundojë pagesa për rreth 6 mijë dosje nga mbi 10 mijë që janë aktualisht në proces. Gjithashtu, është parashikuar rritje e fondit vjetor për dëmshpërblime, i cili aktualisht është rreth 1.5 miliardë lekë.

“Ky vendim synon përshpejtim të ndjeshëm të procesit dhe përmbushjen e një detyrimi moral ndaj atyre që kanë vuajtur padrejtësisht nga regjimi i kaluar”, u shpreh Malaj.

Nga ana tjetër, ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, njoftoi miratimin e tre bashkive të reja në kuadër të paketës së maleve: Delvinë, Konispol dhe Pogradec.

Ai theksoi se procesi i aplikimeve nga qytetarët ka avancuar në shumicën e bashkive dhe se kjo nismë synon të nxisë zhvillimin lokal dhe rural, veçanërisht në zonat prioritare të vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat