back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 7 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaUrdhër i rrallë gjyqësor/ Kërkohet zhdukja e raportimeve për biznesmenin

Urdhër i rrallë gjyqësor/ Kërkohet zhdukja e raportimeve për biznesmenin

Një kërkesë e pazakontë ka mbërritur këtë të mërkurë në disa redaksi mediash, ku kërkohet heqja e të gjitha raportimeve mbi biznesmenin Dionis Teqja.

Sipas informacionit të bërë publik, urdhri është lëshuar nga gjyqtari Flamur Kapllani, i cili e ka cilësuar kërkesën si “sigurim padie” dhe ka kërkuar fshirjen e lajmeve të publikuara më herët në lidhje me çështjen.

Kërkesa vjen në një moment kur biznesmeni Teqja është përfshirë në një proces gjyqësor me ish-ortakë të tij, ndërsa seancat, sipas raportimeve, nuk janë zhvilluar për shkak të mungesës së tij. Në këtë kuadër, gjykata ka vijuar procedurat e njoftimit publik për palën e paditur.

Ndërkohë, në media është raportuar se ndaj tij janë publikuar njoftime gjyqësore për thirrje në proces, të afishuara edhe në Njësinë nr. 5 në Tiranë, ku ai rezulton të ketë vendbanimin.

Kërkesa për fshirjen e materialeve ka ngritur debat mbi balancën mes vendimeve gjyqësore dhe lirisë së medias, duke nxitur reagime mbi transparencën e informacionit publik dhe të drejtën për informim.

Dionis Teqja njihet si pronar i disa kompanive në vend, përfshirë edhe Megatek.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat