back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaNga çmimi i naftës te Bitcoin/ “Tronditen” tregjet financiare

Nga çmimi i naftës te Bitcoin/ “Tronditen” tregjet financiare

Fitorja e pritshme e Donald Trumpit ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në tregjet financiare. Dollari ka pësuar rritje të menjëhershme, Bitcoin shënoi një kapërcim të rrufeshëm në mbi 75 mijë dollarë, ndërsa çmimi i naftës është në rënie.

Çmimi i bitcoin ka ndjekur nga afër pozicionimin e Trumpit në sondazhe por edhe në tregjet e basteve”, tha për The Guardian Russ Mould, një analist në AJ Bell.

Investitorët duket mendojnë se një fitore e republikanit do të cojë në një rritje të kërkesës për monedhën dixhitale. Edhe pse gjatë presidencës së tij të parë, Trump iu referua kriptomonedhave si një mashtrim, që atëherë ka ndryshuar qëndrim rrënjësisht, raporton TCH.

Një fitore e Trump mund të jetë katalizatori që shtyn kriptomonedhën e parë dhe më të madhe në botë në një territor të paeksploruar“, mendon një tjetër ekspert, Nigel Green. Kuotimi i naftës ra sakaq mëngjesin e sotëm me 2% në tregjet e energjisë, ndërsa shanset e Trumpit për fitore po e shtyjnë dollarin drejt nivelit më të lartë në një vit, sipas Bloomberg.

Çmimi i naftës bruto Brent u ul në 74 dollarë për fuçi, ndërsa West Texas Intermediate ra nën 71 dollarë. Afrimi i Trumpit me Shtëpinë e Bardhë bart potencialin për ndryshime të rëndësishme në politikën e jashtme, energjetike dhe atë klimatike të SHBA. Nëse në fund rezulton ai fituesi, frenimi i eksporteve të naftës ruse mund të lehtësohej, ndërkohë që mund të ketë në të njëjtën kohë sanksione më të ashpra ndaj flukseve iraniane.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat