back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 8 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Vetëm në Durrës më zgjedhin”/ Agron Duka flet për kandidimin në zgjedhjet...

“Vetëm në Durrës më zgjedhin”/ Agron Duka flet për kandidimin në zgjedhjet lokale

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, deklaroi se negociatat me opozitën për zgjedhjet e ardhshme vendore vijojnë ende, por pa një dakordësi konkrete deri më tani.

Në një deklaratë për mediat, Duka u shpreh se PAA mund të nxjerrë kandidatët e saj në disa bashki të vendit, në rast se kandidatët e propozuar nga opozita nuk arrijnë të krijojnë besim te qytetarët.

Ai nuk përjashtoi mundësinë që të kandidojë vetë për drejtimin e Durrës në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

“Në Durrës mund të kandidoj. Perceptoj që kam një ndjeshmëri pozitive nga njerëzit”, deklaroi Duka.

Kreu i PAA-së përmendi gjithashtu Kukës dhe Kurbin si zona ku, sipas tij, partia që ai drejton ka figura të forta politike dhe potencial për të garuar.

Duka theksoi se qëndrimi i tij nuk duhet parë si ultimatum ndaj opozitës, por si një përpjekje për të mbështetur kandidatë me integritet dhe shanse reale për fitore.

“Nëse nga opozita del një njeri me integritet që jep shpresë se mund të fitohet, ne tërhiqemi dhe e mbështesim. Por nëse kandidatët dalin kot më kot, do të dalim me kandidatët tanë”, u shpreh ai.

Sipas Dukës, edhe në rast se kandidatët e PAA-së nuk arrijnë të fitojnë bashkitë, pjesëmarrja më vete në garë do të ndihmonte partinë për të rritur peshën e saj elektorale.

Me nota humori, kreu i PAA-së shtoi se vetëm në Durrës e sheh të mundshëm një kandidim personal.

“Në qytete të tjera nuk besoj se më zgjedh njeri”, tha ai, duke shtuar se Kodi Elektoral aktual i detyron partitë të hyjnë në negociata për të shmangur shpërndarjen e votës opozitare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat