back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 8 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaSkandali “Toyota Auris”/ Vendim për avokaten e përfshirë në çështje

Skandali “Toyota Auris”/ Vendim për avokaten e përfshirë në çështje

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtore avokaten Erida Lazimi, e akuzuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm tek një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës, me qëllim favorizimin e të pandehurve në dosjen e njohur si “Toyota Auris”.

Gjykata e dënoi Lazimin me 1 vit burg, dënim i cili u ul në 8 muaj heqje lirie pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar. Megjithatë, GJKKO vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke e vendosur atë në shërbim prove për një periudhë 16-mujore.

Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), çështja lidhet me një hetim më të gjerë që përfshin funksionarë dhe ish-funksionarë të drejtësisë, të dyshuar për korrupsion, ndikim të paligjshëm dhe vepra të tjera penale të rënda.

Në këtë rast, SPAK pretendon se biznesmeni Astrit Vladi i ka kërkuar avokates Lazimi të ndërhynte tek gjyqtari i seancës paraprake, me qëllim favorizimin e të pandehurve në procesin gjyqësor.

Çështja “Toyota Auris” lidhet me një dosje të bujshme që ka të bëjë me sekuestrimin e rreth 3.4 milionë eurove të gjetura në dy automjete tip “Toyota Auris”, të cilat po transportonin shumën e parave në territorin shqiptar.

Hetimet për këtë çështje përfshijnë edhe emra të tjerë të njohur si ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka, ish-oficerja e Policisë Gjyqësore Eriona Daupaj dhe avokati Radovan Çela, të cilët janë të akuzuar për veprime të lidhura me korrupsion dhe ndikim të paligjshëm.

Rasti “Toyota Auris” është bërë publik edhe më herët në arenën politike, pasi është denoncuar nga opozita si një skemë e mundshme e trafikut të parave, duke sjellë debate të forta në opinionin publik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat