Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për pesë persona të ndaluar pas protestës së 17 prillit, duke liruar nga burgu dhe zëvendësuar masën me “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Sipas vendimit, masa “arrest në burg” është zëvendësuar me një masë më të butë sigurie, ndërsa është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i të ndaluarve.
Personat e liruar janë: Klemend Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvet Toçilla dhe Sem Bici.
Ata do të vijojnë të paraqiten periodikisht në organet e policisë gjyqësore, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me protestën e 17 prillit në Tiranë.



