back to top
24.5 C
Tirana
E hënë, 11 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësia“Me çfarë lekësh i bënë këto ambiente?”/ Kryemadhit ia mbyllin gojën në...

“Me çfarë lekësh i bënë këto ambiente?”/ Kryemadhit ia mbyllin gojën në GJKKO

Seanca e kësaj të hëne në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj Ilir Metes dhe të pandehurve të tjerë është shoqëruar me debate dhe përplasje lidhur me administrimin e provave nga organi i akuzës.
Gjatë seancës, Monika Kryemadhi pretendoi se materialet e vëna në dispozicion nga prokuroria nuk janë të plota dhe se USB-ja me provat e dorëzuara nuk funksionon.

“Kam marrë prova dhe më është dhënë një USB nga akuza, por nuk hapet. Kërkoj të merren masa të më vendoset siç duhet. Nuk më janë vënë në dispozicion aktet për çdo përgjim të familjarëve”, deklaroi Kryemadhi në sallë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e SPAK u shprehën se çështja teknike do të zgjidhet dhe se materialet do t’i vihen në dispozicion.

“USB është marrë në gjykatë? Do ta zgjidhim, do ta japim”, u përgjigj SPAK.

Kryemadhi insistoi gjithashtu se në dosje mungojnë përgjimet e përmendura në listën e provave.

“Dua edhe përgjimet”, tha ajo, ndërsa prokuroria u përgjigj se “keni çdo gjë në dosje”.

Por ish-bashkëshortja e Metës kundërshtoi menjëherë:

“Jo, nuk i keni futur përgjimet.”

Nga ana e saj, gjykata deklaroi se nuk mund të vendosë në dispozicion materiale që nuk i disponon.

“Gjykata nuk ka se si t’ju japë diçka që nuk e disponon, pra s’ka përgjim”, u shpreh trupa gjykuese.

Kryemadhi vijoi duke pretenduar se në listën e provave përmenden mbi 20 përgjime ambientale.

“Në listën e provave thuhet që ekzistojnë mbi 20 përgjime ambientale, kështu që duam t’i marrim. Në ato materiale nuk ekzistojnë”, deklaroi ajo.

Gjykata sqaroi se është detyrim i organit procedurial që çdo material t’u vihet në dispozicion palëve.
Seanca u shoqërua edhe me replika ironike në sallë. Në një moment, Kryemadhi komentoi ambientet e reja të gjykatës duke pyetur:

“Me çfarë lekësh i bënë këto ambiente?!”

Ndërsa nga salla u dëgjua përgjigjja:

“Me paratë e konfiskuara të krimit.”

Në fund, Kryemadhi iu drejtua edhe avokatit të Metës me një koment ironik për mënyrën e argumentimit në sallë:

“Fole sikur në parlament anglez, duhet t’i kishe thënë më shkurt pap-pap që ‘ç’është ky kafaz’.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat