back to top
24.5 C
Tirana
E hënë, 11 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaTensione dhe batuta në GJKKO/ Meta flet nga kafazi i xhamtë

Tensione dhe batuta në GJKKO/ Meta flet nga kafazi i xhamtë

Seanca gjyqësore ndaj Ilir Meta është shoqëruar me momente tensioni dhe komunikime direkte nga salla e gjyqit, ndërsa trupa gjykuese ishte tërhequr për të shqyrtuar kërkesat e palëve.
Gjatë ndërprerjes së seancës në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, deputeti Bujar Leskaj iu drejtua Metës me pyetjen:

“President, si je? Je i fortë?”

Meta iu përgjigj:

“Jam mirë, jam i fortë.”

Më pas, ish-presidenti tentoi të përshëndeste edhe deputetin Flamur Noka dhe mbështetësit e pranishëm në sallë, por zëri i tij nuk u dëgjua qartë për shkak të izolimit në kafazin e xhamtë.
Në vijim, Meta iu afrua xhamit dhe u shpreh:

“Akustika, akustika… xhami.”

Momenti është shoqëruar me vëmendje nga të pranishmit në sallë, ndërsa seanca ndaj Metës vijon mes tensioneve dhe interesit të lartë publik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat