back to top
24.5 C
Tirana
E martë, 12 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitet"Kontroll i plotë parlamentar mbi fondet, koncesionet dhe procesin e integrimit"/ Amendamentet...

“Kontroll i plotë parlamentar mbi fondet, koncesionet dhe procesin e integrimit”/ Amendamentet e PD-së

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend një paketë amendamentesh lidhur me procesin e anëtarësimit të ShqipëriaBashkimi Europian, ku kërkon forcimin e kontrollit parlamentar mbi qeverinë dhe garantimin e standardeve demokratike.

Në dokumentin e paraqitur nga Grupi Parlamentar i PD-së theksohet nevoja për ndarjen e shtetit nga partia në pushtet, si një nga kushtet themelore për avancimin e negociatave me Bashkimin Europian.

Mes propozimeve kryesore, opozita kërkon që Kuvendi të ushtrojë në mënyrë më efikase funksionin ligjbërës dhe mbikëqyrës në procesin e integrimit europian, duke garantuar përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis communautaire dhe zbatimin e tij në praktikë.

PD propozon gjithashtu forcimin e kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit, veçanërisht për çështje që lidhen me financat publike, prokurimet, koncesionet dhe përdorimin e fondeve të Bashkimit Europian, me fokus rritjen e transparencës dhe auditimit të pavarur.

Një tjetër pikë e rëndësishme lidhet me garantimin e rolit të opozitës në jetën parlamentare. Demokratët kërkojnë respektimin e të drejtave të opozitës në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, duke e konsideruar këtë si garanci për pluralizmin politik dhe klimën e dialogut.

Në amendamente kërkohet gjithashtu zbatimi i plotë i rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për ndarjen e shtetit nga partia.

PD kërkon respektimin e detyrueshëm të vendimeve të Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura, duke e konsideruar këtë si themel të shtetit të së drejtës dhe kusht për progresin europian.

Në fokus të amendamenteve është edhe lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, ku opozita kërkon mbështetje të plotë për institucionet përgjegjëse dhe zbatim të rekomandimeve të Bashkimit Europian.

Demokratët propozojnë po ashtu masa për mbrojtjen e gazetarisë së lirë, transparencën e pronësisë së medias dhe garantimin e pavarësisë editoriale, si dhe angazhim më të madh kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja.

Në dokument kërkohet edhe nxitja e dialogut politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës për krijimin e një konsensusi kombëtar mbi prioritetet europiane, si dhe forcimi i partneritetit ndërparlamentar me Parlamenti Europian dhe parlamentet e vendeve anëtare të BE-së.

Në përfundim, PD thekson se duhet të refuzohet çdo nismë apo veprim që, sipas saj, devijon nga objektivi i anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat