back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetPërplasje ligjore në PD/ Padia për kandidimin e Sali Berishës nuk pranohet

Përplasje ligjore në PD/ Padia për kandidimin e Sali Berishës nuk pranohet

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë është paraqitur një kërkesë nga Mereme Sela, lidhur me procesin zgjedhor për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH).

Në padinë e saj, Sela kërkonte shpalljen e pavlefshme të vendimit për skualifikimin e saj nga gara, rikthimin në proces zgjedhor, si dhe shpalljen e pavlefshme të kandidimit të Sali Berisha.

Po ashtu, ajo pretendonte shkelje të statutit dhe parimeve të demokracisë së brendshme të partisë dhe kërkonte pezullimin e menjëhershëm të procesit zgjedhor të planifikuar për më 23 maj 2026, deri në përfundimin e gjykimit.

Vendimi i gjykatës

Gjykata ka shqyrtuar kërkesën brenda afateve ligjore dhe ka vendosur të kthejë aktet me të meta procedurale, duke mos e pranuar në këtë formë kërkesëpadinë për shqyrtim në themel.

Sipas vendimit, paditësja ka të drejtë të ankimojë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, në përputhje me parashikimet ligjore.

Çështja pritet të vijojë në shkallë më të lartë gjyqësore, ndërsa procesi zgjedhor i brendshëm në PDSH mbetet në qendër të vëmendjes për zhvillimet e mëtejshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat