KreuAktualitetEkonomiaQeveria: 50 lekë për litër naftë për shoqëritë e transportit

Qeveria: 50 lekë për litër naftë për shoqëritë e transportit

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për mbështetjen financiare të shoqërive të transportit publik, me synimin për të lehtësuar kostot e larta të karburantit dhe për të garantuar vijueshmërinë e shërbimit.

Sipas vendimit, operatorët e transportit do të përfitojnë subvencion prej 50 lekësh për çdo litër nafte të konsumuar.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Enea Karakaçi, deklaroi se kjo masë vjen si përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme të sektorit për shkak të rritjes së kostove operative.

“Ky subvencion do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e kostove për operatorët dhe në stabilizimin e shërbimit të transportit publik”, u shpreh Karakaçi pas mbledhjes së qeverisë.

Sipas tij, qëllimi kryesor i këtij vendimi është mbështetja e operatorëve të transportit publik, të cilët janë përballur me vështirësi të shtuara financiare gjatë periudhës së fundit.

Masat pritet të ndikojnë në lehtësimin e barrës financiare të kompanive dhe në ruajtjen e stabilitetit të shërbimeve të transportit urban dhe ndërqytetas.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat