back to top
19.5 C
Tirana
E enjte, 14 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha ngacmon Spiropalin për Ramën/ Debat në Kuvend

Berisha ngacmon Spiropalin për Ramën/ Debat në Kuvend

Debate dhe replika të forta janë regjistruar në Kuvend mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputetes socialiste Elisa Spiropali.

Pas marrjes së fjalës në seancë plenare, Berisha ironizoi Spiropalin duke iu referuar deklaratave të saj për kryeministrin Edi Rama.

“Dhe ju që po më shihni atje, do u bëj një pyetje unë këtu, si ka mundësi që ajo e quan Pallosh i Gjatë dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbe dhe të flak. Cila është arsyeja?”, u shpreh Berisha nga foltorja e Kuvendit.

Nga ana tjetër, Spiropali iu kundërpërgjigj ish-kryeministrit, duke e akuzuar për kontradikta politike dhe mungesë besueshmërie para qytetarëve.

“Sali, je i pabesueshëm sepse njëkohësisht edhe denoncuesi më i madh, edhe garantuesi më i madh i sistemit. Kur të çlirosh sistemin, kur të çlirosh partinë, opozitën, mund të flasim këtu dhe ndoshta termat doktor do të të ngjisin më shumë. Sot për sot, kontradikta e të qenit edhe denoncues, edhe garantues, u jep qytetarëve të drejtën mos të të besojnë”, deklaroi Spiropali.

Përplasja mes dy politikanëve solli tensione dhe batuta në sallën e Kuvendit, ndërsa seanca u shoqërua me debate të forta politike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat