back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 14 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaHetimet për AKSHI-n/ Karçanaj flet për raportin me Agasin

Hetimet për AKSHI-n/ Karçanaj flet për raportin me Agasin

Ish-drejtoresha e Agjencise Kombëtare te Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, ka folur për herë të parë mbi raportin e saj me Ergys Agasi dhe hetimet që lidhen me procedurat në institucion.

Në intervistën në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, Karçanaj u shpreh se kontaktet institucionale në administratë nuk mund të interpretohen automatikisht si përgjegjësi penale.

Sipas saj, marrëdhënia me Agasin ka qenë korrekte në kuadër të funksioneve publike dhe bashkëpunimit institucional.

“Në funksione publike është e domosdoshme të kesh kontakte, sepse në të kundërt nuk bëhet puna. Por kontaktet nuk mund të shndërrohen në përgjegjësi penale”, deklaroi ajo.

Karçanaj theksoi se nuk i takon asaj të përcaktojë nëse ka apo jo përgjegjësi penale për persona të caktuar, duke shtuar se kjo është detyrë e organeve të akuzës dhe procesit hetimor.

“Mund të ketë faj, nuk më takon mua ta them këtë. I takon akuzës të hetojë”, u shpreh ajo.

Ish-drejtoresha e AKSHI-t deklaroi gjithashtu se drejtimi i institucionit është bazuar në zbatimin e ligjit dhe procedurave, ndërsa theksoi se fokusi i saj ka qenë zhvillimi teknologjik i shërbimeve publike dhe jo menaxhimi i përditshëm i prokurimeve.

Ajo shtoi se detyrat në fushën e prokurimeve i kishte deleguar dhe nuk ishte e përfshirë në ndjekjen e tyre të përditshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat